MIRĖSEERDHĖT NĖ PORTALIN TONĖ www.topiliriaradio.com

            Ose kėtu:             

 

  Lajmet

  Ekonomi

  Mirėmėngjes

  Shpalosim Fate

  Top 20 Shqip

  Europian Top 20

  Kaffe Llafe

 Urimet dhe Pėrshėndetjet

  Njė kėngė pėr ty

  Forumi

  Libri i vizitorėve

  Kontakti 

 

 

 

Nje termet mesatar ka goditur rreth ores 14.45 minuta Kosoven. Me fuqishem eshte ndjere ne rrafshin e Dukagjinit, veqanerisht ne Gjakove, Deēan dhe Peje. Nuk njoftohet per deme apo viktima. Eksperte te Institutit Sizmiologjik te Kosoves kane dalur ne terren dhe pas pak do te dalin me nje komunikate zyrtare dhe te dhena konkrete.

Komisioni pėr Mbikėqyrjen e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, kėrkoi tė mėrkurėn qė udhėheqėsit e kėsaj force, tė zgjidhin problemet e krijuara ditėt e fundit, nė raportet me misionin e NATO-s nė Kosovė.Anėtarėt e Komisionit parlamentar u takuan me drejtuesit e FSK-sė, ministrin Fehmi Mujota dhe gjeneralin Sylejman Selimi. Ata kanė inkurajuar FSK-nė pėr tejkalimin e problemeve midis kėsaj force dhe KFOR-it.

Kryeministri slloven, Borut Pahor thotė se ka nisur njė tė dėrguar nė Zagreb dhe Beograd me qėllim tė zgjidhjes sė kontestit rreth pjesėmarrjes sė Kosovės nė konferencėn pėr Ballkanin Perėndimor.Konferenca, e cila ėshtė planifikuar mė 20 mars nė Slloveni, ėshtė nė pikėpyetje sepse Serbia kundėrshton qė Kosova tė pėrfaqėsohet si shtet i pavarur.

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka gjasa se shumė shpejt do tė duhet tė largojė nga qeveria e tij njė ministėr, pėr tė cilin zyrtarė ndėrkombėtarė madje i kanė dhėnė dosje pėr keqpėrdorime.Ministri, qė burimet thonė se ėshtė i fuqishėm politikisht dhe vjen nga njė dikaster i rėndėsishėm i qeverisė Thaēi, dyshohet pėr pėrvetėsimin e dhjetėra milionė eurove, ndėrsa kėrkesa pėr shkarkimin e kėtij ministri i ėshtė bėrė drejtpėrdrejt kryeministrit Hashim Thaēi, javėn e kaluar.

Prishtina zyrtare ka kėrkuar hapjen e vendkalimeve tė reja kufitare me Maqedoninė, edhe atė dy pikat kufitare, nė pjesėn kufitare Debėllde – Tanushė si dhe Stanēiē-Bellanoc.Kjo kėrkesė e bėrė i ėshtė dorėzuar Ministrisė sė Jashtme tė Maqedonisė nga ana e tė ngarkuarit me punė nė ambasadėn e Kosovės nė Shkup, Skender Durmishi.

Serbia nė asnjė mėnyrė nuk mund tė bėhet anėtare e BE pa njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Kėshtu ka deklaruar sekretari belg i Shtetit pėr ēėshtje evropiane Olivier Chastel. Beogradi duhet tė jetė i vetėdijshėm se partnerė tė tij nė ēėshtjen ne anėtarėsimit nė BE nuk ėshtė Komisioni Evropian por 27 vendet anėtare tė Bashkimit Evropian 22 prej tė cilave tashmė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė Chastel.

Serbia mund tė bashkėpunojė me Kosovėn, ndėrsa kjo nuk do tė thotė njohje tė pavarėsisė sė Kosovės, dhe si shembull tė shėrbejnė marrėdhėniet e Gjermanisė sė dikurshme Perėndimore dhe Lindore, ka thėnė ambasadori britanik nė Beograd Stephen Wordsworth.

 

Kryeministri malazez Milo Djukanovic ka kritikuar ashpėr Serbinė, duke e akuzuar se ka pėr qėllim ta paraqesė Malin e Zi si “shtet kriminal”. Nė njė intervistė pėr TV malazez Djukanovic ka thėnė se Beogradi synon ta komprometojė shtetin malazez dhe tė tregojė se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike qė tė jetė shtet i pavarur.

I ati mbėrriti nė Itali si klandestin, u dėbua e mė pas u kthye sėrish me dokumente tė rregullta dhe leje qėndrimi. Ajo, Edlira Mamutaj, 23 vjeēe, e diplomuar pėr gazetari ėshtė tashmė zėdhėnėsja e Lega Nord nė Toskana, partia e ekstremit tė djathtė, qė shpesh herė sulmon emigrantėt.

Bashkimi Evropian duhet tė dėshmojė se ėshtė nė gjendje tė ndihmojė reformat nė vendet fqinje, nga Bjellorusia nė Marok, nėse dėshiron qė tė merret seriozisht si lojtar global, deklaroi Catherine Ashton.Shefja e diplomacisė evropiane gjatė njė paraqitje nė Parlamentin Evropian theksoi se edhe nė Ballkan Bashkimi Evropian duhet tė kėmbėngulė pėr reforma politike.

Kryeministri malazez, Milo Djukanovic planifikon tė tėrhiqet gjatė mandatit tė kėsaj Qeverie, por nuk saktėsoi se kur do tė ndodhė kjo.Djukanovic mohon se tėrheqja e tij ėshtė iniciuar nga trysnitė e bashkėsisė ndėrkombėtare, duke theksuar se atė askush nga ai nuk e kėrkon.

Junta ushtarake nė Birmani ka miratuar njė ligj tė ri me tė cilin udhėheqėsja e opozitės Aung San Suu Kyi pėrjashtohet tė marrė pjesė nė zgjedhjet parlamentare tė planifikuara pėr kėtė vit. Sipas ligjit, personat e dėnuar nga njė gjykatė nuk mund tė hyjnė nė asnjė parti politike. Njė datė pėr zhvillimin e zgjedhjeve ende nuk ėshtė caktuar.

Prania e trupave tė huaja nė Afganistan nuk ėshtė njė zgjidhje pėr paqen, deklaroi presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad.Pas takimit me homologun e tij afgan, Ahmadinejad theksoi se Shtetet e Bashkuara po bėnin njė lojė tė dyfishtė nė Afganistan, duke luftuar terrorizmin, qė ata e ndihmuan tė krijohej.

Presidenti indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono, ka konfirmuar se forcat e sigurisė tė vendit kanė vrarė njė nga planfikuesit kryesorė tė bombave nė Bali nė vitin 2002. Ai tha se personi me emrin Dulmatin, ishte njė nga tre militantėt islamikė tė dyshuar, tė cilėt u vranė nė kryeqytetin Xhakarta ditėn e martė.

Pas zėvendėspresidentit amerikan Joe Biden, edhe sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Ban Ki-moon ka dėnuar planet e ndėrtimeve tė reja izraelite nė Jerusalemin Lindor.Ndėrtimi i 1.600 banesave tė tjera nė Ramat dhe Schlomo shkel tė drejtat ndėrkombėtare dhe pengon zhvillimin e procesit tė paqes nė Lindjen e Afėrt, tha njė zėdhėnės i Banit.

Copyright ® 2001-2010 TopIliriaRadio.com  Free counter and web stats

Nisja     Pėr ne     Shėrbime     Skema     Kontakt     Ndihmė     PSH