|
Lajmet
Ekonomi
Mirėmėngjes
Shpalosim
Fate
Top
20 Shqip
Europian
Top 20
Kaffe
Llafe
Urimet dhe Pėrshėndetjet
Njė kėngė pėr ty
Forumi
Libri i vizitorėve
Kontakti

|
Pėr herė tė parė,
Kosova pas tri javėsh do tė nėnshkruajė marrėveshjen me FMN-nė pėr 100 milionė
euro hua. Ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Ahmet Shala, konfirmon se
bisedimet me kėtė institucion kanė pėrfunduar dhe ka mbetur vetėm finalizimi i
marrėveshjes.Pas tri javėsh, Kosova pėrfundimisht do tė finalizojė
marrėveshjen pėr aranzhmane financiare me Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Bisedimet
e shumėpėrfolura, pėr mėnyrėn se si shteti mė i ri anėtar i Fondit do tė hyjė nė
obligime financiare me kėtė institucion, kanė pėrfunduar.
Qeveria e Kosovės dhe Banka
Botėrore nėnshkruan tė mėrkurėn dy marrėveshje nė vlerė prej 20 milionė
dollarėsh. Njėri ėshtė projekt i Bankės Botėrore, nė vlerė prej 12.3 milionė
dollarėsh, ka tė bėjė me regjistrimin e pasurive tė patundshme dhe kadastrėn nė
Kosovė, ndėrkaq, projekti tjetėr nė vlerė prej 8 milionė dollarėsh ka tė bėjė me
modernizimin e sektorit publik nė Kosovė.
Shtetet e Bashkuara do tė
heqin disa kufizime tregtare ndaj Iranit, Sudanit dhe Kubės nė njė pėrpjekje pėr
tė inkurajuar pėrdorimin e internetit nė kėto vende. Amerikanėt do tė heqin
kufizimet mbi eksportin e teknologjisė sė internetit dhe tė pėrdorimit tė
rrjeteve sociale nė kėto tri vende. Njė zyrtar i Departamentit tė
Shtetit tha se qeveria amerikane po bėnte investime tė mėdha nė teknologji pėr
t'iu mundėsuar njerėzve pėrdorimin e internetit, pavarėsisht nga masat e
qeverive nė kėto vende pėr ta bllokuar atė. |
Njė ekonomist i lartė
nė Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim thotė se nė kundėrshtim me
mendimin e pėrgjithshėm se kriza ekonomike globale nuk do tė ndikonte aq rėndė
nė vendet e Evropės juglindore, u pa qartė se ky rajon pėsoi njė tronditje tė
madhe.Por ekonomisti, Peter Sanfey thotė nė njė intervistė pėr BBC nė
shqip se rajoni reagoi me maturi ndaj krizės, "ndoshta mė mirė se sa pritej".
Banka mė e madhe kredituese nė rusi Sberbank
ėshtė futur nė listėn e pretenduesve qė synojnė tė blejnė 20.85% tė aksioneve tė
bankės turke Garanti Bank, nė pronėsinė aktuale tė General Electric.Garanti
Bank ka aksionet mė aktive nė bursėn e Stambollit dhe pjesa e aksioneve qė do tė
shiten vlerėsohen nė 3,7 miliardė dollarė nė vlerėn aktuale tė aksioneve tė
bankės nė bursė. Shumė vende
tė reja tė punės u hapėn nė fillim tė kėtij viti, shenjė kjo qė dėshmon se
punėdhėnsit duhet tė pėrgatiten pėr tė filluar punėsimin. Vendet e punės nė
janar u rritėn rreth 7.6 %, kėshtu qė arritėn deri nė 2.7 milion krahasuar me
muajin dhjetor, bėri tė ditur Departamenti i Punės. Pėrqindja e vendeve
tė reja tė punės arriti nė 2.1 %, pėrqindje kjo mė e larta pothuajse brenda njė
viti. Kjo pėrqindje mat vendet momentale tė punės si njė pėrqindje e punėsimit
tė tėrėsishėm. |